Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kamp ushtarak për futbollistët shqiptarë të Sionit

Veshje ushtarake. Ushtrime ushtarake. Sfida të vërteta fizike. Të tilla që i kalojnë vetëm ushtarët më të përgatitur.

Kjo është mënyra që klubi zviceran i futbollit Sion ka zgjedhur për lojtarët e tij, si pjesë e përgatitjes për stinorin pranveror të Superligës helvetike, shkruan sot “Koha Ditore”. Sioni është në situatë të vështirë, ka përfunduar stinorin vjeshtor në pozitën e fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rrezikon largimin nga Superliga. Ngritja e moralit, përmirësimi i raportit mes lojtarëve dhe krijimi i shpirtit ekipor ishte i pashmangshëm. Dhe për këtë trajnerët dhe drejtuesit e klubit zgjodhën që skuadrën ta dërgojnë në një kamp katërditor. Bëhet fjalë për një kamp ushtarak në Francë.

Kampin e drejton një ish-ushtarak francez që nuk lëshon pe nga detyrat që i cakton. Pjesë e Sionit që po përgatitet në mënyrë të veçantë janë edhe tre futbollistë shqiptarë, Pajtim Kasami, Burim Kukeli e Ermir Lenjani... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)