Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kamerolli karrierën e vazhdon në SHBA

Basketbollistja kosovare Enisa Kamerolli karrierën do ta vazhdojë në SHBA, te UT Tyler University.

Lajmin e ka njoftuar KBF Prishtina, që i ka uruar Kamerollit suksese.

“Enisa Kamerolli karrierën do ta vazhdojë në UT Tyler University në SHBA. Enisa në moshën 14-vje[are iu bashkua klubit tonë, nga sezoni 2017/18, ku bashkë me klubin fitoi shumë trofe, duke u zhvilluar edhe si lojtare. I dëshirojmë suksese në rrugëtimin e ri”, thuhet nga KBF Prishtina.