Sport

Kameri pret paraqitje dinjitoze ndaj Hungarisë

Hendbollistja e përfaqësueses së Kosovës, Elma Kameri, ka thënë se përball Hungarisë pret një paraqitje dinjitoze të përfaqësueses së Kosovës.

Në një deklaratë për Koha.net, Kameri ka thënë se nuk pret rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të Kosovës në kualifikimet për Europian.

“Të përgatitura nuk jemi aq sa duhet për shkak të kohës së pamjaftueshme të shkurt, jemi mundur të komponohemi disi në sulm dhe në mbrojtje së bashku dhe me lojtaret që vijnë jashtë Kosovës”, ka thënë Kameri.

“Nuk presim ndonjë rezultat pozitiv për shkak se Hungaria është njëra prej përfaqësueseve më të mira në Europë dhe vetë titulli tregon fuqinë dhe kualitetin që posedon. Për ne është e rëndësishme që të mos lëndohemi dhe të paraqitemi në një mënyrë sa më të mirë që mundemi”.