Trajneri i Hibernianit, Neil Lennon, i ka kaluar dy javët e fundit duke studiuar lojën e Florian Kamberit dhe nga ajo që ka parë, ai nuk ka pritur që sulmuesi të ketë një ndikim të menjëhershëm në skuadrën e tij skoceze.
22-vjeçari, të mërkurën paradite, kompletoi huazimin te Hiberniani te Grasshoppersi, kurse në mbrëmje debutoi me ekipin e ri dhe shënoi gol në fitoren ndaj Motherwellit (2:1). Për Hibernianin kjo ishte fitorja e dytë në gjashtë ndeshjet e fundit, kurse Kamberi u aktivizua për 90 minuta, transmeton Koha Ditore.
"Kamberi ishte superior dhe të them të drejtën jam i lumtur që do ta kemi në ekip deri në fund të këtij edicioni. Ai ekipit i dha një tjetër dimension dhe shënoi gol fantastik", është shprehur Lennon. "Nuk kam pritur një paraqitje të tillë edhe pse e kam përcjellë në javët e fundit. Kisha planifikuar që ta aktivizoja vetëm 70 minuta, por ndryshova mendje pas golit që shënoi, duke e lënë të luajë tërë ndeshjen". (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).