Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kamberi shënon gol në fitoren e Winterthurit

Florian Kamberi ka shënuar njërin prej tri golave në fitoren e Winterthurit që e arriti në udhëtim ndaj Sionit me rezultatin 3:1. Kamberi shënoi golin e tretë në minutën e 96-të të ndeshjes së luajtur të dielën, në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës zvicerane.

Sulmuesi kosovar u inkuadrua në fushë në minutën e 69-të. Te Winterthuri gjatë gjithë takimit u paraqitën kapiteni Granit Lekaj dhe Samir Ramizi.

Eris Abedini, Hekuran Kryeziu dhe Jozef Pukaj qëndruan në stol. Kevin Halabaku ishte në stol te Sioni. Golin e vetëm të Sionit e shënoi Mario Balotelli.