Vjen edhe humbja e katërt rresht për Cleveland Cavaliers.
Një prej skuadrave pretendente për të fituar titullin e kampionit në NBA, nuk ka bërë një start të mirë të sezonit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCleveland Cavaliers të mërkurën në mbrëmje pësuan edhe disfatën e katërt rresht duke u mundur nga Indiana Pacers në fushën e tyre 107:124, transmeton KosovaPress.
Kjo është humbja e pestë këtë sezon për Cavs që kanë edhe tre fitore.
As 33 pikët e LeBron James nuk mjaftuan për të shmangur disfatën e ekipit nga Ohio, kurse te Pacers më efikasi ishte Thaddeus Young me 26 pikë.
Kthehet te fitorja pas dy humbjeve radhazi Houston Rockets, që falë një James Harden në super formë triumfoi 119-107 në fushën New York Knicks.
31 pikë, 9 asistime dhe 5 kërcime regjistroi Harden, që njëherësh ishte lojtari më i mirë i këtij takimi.
Los Angeles Clippers vazhdon të kryesojnë Konferencën e Perëndimit, pasi triumfoi 119:98 ndaj Dallas Mavericks, skuadër që mbyll renditjen me vetëm një fitore në nëntë ndeshje.
Blake Griffin edhe këtë radhë rezultoi më i miri për kalifornianët me 20 pikë, 7 asistime dhe 6 kërcime.