Ben Simmons e regjistroi triple-doublein e 12-të të sezonit me 27 pikë, 15 kërcime e 13 asistime, për ta udhëhequr Philadelphian drejt fitores së ngushtë ndaj vizitorëve të Cleveland Cavaliers, 130:132.
JJ Redick shënoi 28 pikë, Marco Belinelli kontribuoi me 23 dhe Ersan Ilyasova pati 17 për Sixers, që e fiton ndeshjen e 13-të rresht, për herë të parë që prej sezonit 1984/85, transmeton Sporti në KTV.
Sixers po ashtu i kaloi në renditje “Kalorësit” në vendin e tretë në Konferencën e Lindjes. Cleveland ka edhe dy përballje për t’i zhvilluar kurse Philadelphia tri.
LeBron James poashtu regjistroi triple-double me 44 pikë, 11 kërcime e 11 asistime. 33-vjeçari, tani në listën e koshashënuesve më të mirë në histori të ligës NBA, pozicionohet i shtati me 31.000 pikë.