Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kaliniqi nesër kompleton transferimin te Milani

Raportohet se sulmuesi i Fiorentinës, Nikola Kaliniq nesër të kompletojë transferimin te Milani.

Rossonerët për disa javë kanë kërkuar shërbimet e kroatit, por Viola për asnjë moment nuk ka pranuar ofertat nën 30 milionë euro, çmim të cilin e ka caktuar për Kaliniqin, transmeton Koha.net.

Gazzetta dello Sport raporton se “Djajtë” janë të gatshëm të rrisin ofertën e tyre dhe së bashku me bonuset e arrin çmimin e kërkuar nga Fiorentina.

Kaliniq ka shprehur dëshirën e tij për t’u transferuar në San Siro.