Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kalimi në Turqi, shpërblim për sakrificën e Topallit

Rruga e Jetmir Topallit për të arritur nga Superliga e Kosovës në Superligën e Turqisë nuk ishte e lehtë. Kishte shumë sfida përpara saqë është dashur sakrificë e madhe për ta realizuar ëndrrën.

Udhëtimi i tij i përditshëm thotë se ka qenë nga gati 100 kilometra, kryesisht me autobus, herë me para e herë pa to, shkruan KOHA.

Por, ai nuk u ndal së ndjekuri ëndrrën që të enjten mbrëma iu realizua.

Ai u transferua nga Ballkani te skuadra elitare e Turqisë, Malatyaspor, skuadër me të cilën ka nënshkruar kontratë trevjeçare. Kalimi në elitën e futbollit turk vlerësohet e arritur e madhe për Topallin. Është ndër të rrallët futbollistë që nga futbolli kosovar ka bërë hap të madh drejt një lige të vlerësuar, siç është ajo e Turqisë.

Topalli nga mediumet në Turqi është cilësuar si “Muriqi i ri”, duke iu referuar yllit kosovar të skuadrës turke, Fenerbahçe, Vedat Muriqi. Muriqi është shtyllë e sulmit të Kosovës, derisa po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha evropiane falë paraqitjeve të mira në vitet e fundit në Turqi.

Karrierë si të Muriqit pret të ketë edhe Topalli.

Edhe Topalli synon shpërthimin në Superligën turke për t’u ftuar te Kosova Sport Topalli synon shpërthimin në Superligën turke për t’u ftuar te Kosova

“Sakrifica ka qenë e madhe, por unë nuk jam dorëzuar. Kam pasur udhëtime të përditshme nga gati 100 kilometra me autobus nga Kaçaniku për në Prishtinë, herë me pare e herë pa pare. Por, unë kam qenë i vendosur dhe i përkushtuar për t’i arritur qëllimet e mia, në mënyrë që ta bëj krenar familjen dhe të gjithë ata që më kanë qëndruar pranë”, ka thënë Topalli të premten, në një intervistë për KOHËN.

Karriera e tij nisi në moshën 12-vjeçare në shkollën e futbollit “New Star”, në vendlindjen e tij, në Kaçanik.