Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kalaja anëtari i ri i Superligës në basketboll

KB Kalaja është klubi më i ri që ka siguruar inkuadrimin në Superligën e Kosovës në basketboll.

Kalaja ka siguruar inkuadrimin në Superligë pasi ka fituar edhe ndeshjen e dytë të “play-outit” ndaj Boreas nga Peja me rezultat 99-80, transmeton Koha.net. Me këtë rast Borea bie nga Superliga.

Pas Lipjanit klubi i Kalajës është i dyti që inkuadrohet në Superligë.