Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kai Havertz, “I gjithanshmi” i Bayerit

Që kur doli në skenë në vitin 2016, Kai Havertz është vlerësuar si talenti më premtues i Gjermanisë.

Mesfushori i Bayer Leverkusenit, që është i gjatë 189 centimetra, është shënjestër e Liverpoolit, Arsenalit, Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit.
Është e lehtë të kuptohet se pse. Ai ka një numër të shkathtësive që kanë turpëruar mbrojtësit gjatë viteve dhe që kjo tash mbështetet edhe me gola, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në stinorin e kaluar, Havertz, që vlerësohet rreth 100 milionë euro, arriti të shënonte 17 gola në ligën e Gjermanisë, më së tepërmi që ka realizuar një tinejxher në një edicion në Bundesligë.

Këtë verë ai ka mbushur 20 vjet dhe golat kanë vazhduar të vijnë, ku analistët po e krahasojnë me emra si Mesut Oezil, Michael Ballack e madje edhe me Toni Kroosin.

I lindur në Aachen nga një baba polic dhe nënë juriste, familja Havertz e ka futbollin në gjak.

Babai dhe gjyshi i tij kanë luajtur futboll në nivel amator, dhe djaloshi i ri iu bashkohej atyre në ndeshje futbolli në një fushë që ishte vetëm rreth 100 metra larg shtëpisë së tyre.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)