Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kacuri shënoi gol në fitoren e Grasshoppersit

Dion Kacuri ka shënuar një gol në fitoren e thellë të Grasshoppersit ndaj Winterthurit me rezultatin 3:0. Ndeshja e luajtur të dielën në mes të këtyre dy skuadrave i takoi javës së shtatë të Superligës zvicerane. Mesfushori Kacuri shënoi golin e parë në minutën e 27-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 59-të. Amir Abrashi dhe Meritan Shabani mbetën në stol. Te Winterthuri nga minuta e parë u paraqitën Granit Lekaj, Samir Ramizi, Eris Abedini dhe Florian Kamberi. Hekuran Kryeziu u aktivizua në minutën e 78-të, ndërsa Jozef Pukaj mbeti në stol.

Ndërkohë te Young Boysi që pësoi disfatë 2:1 nga St. Galleni në stol ishin Donat Rrudhani dhe Kastriot Imeri. Në stol te St. Galleni mbeti edhe Albert Vallci.

Denis Simani u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen që Luzerni e humbi nga Servette 2:0. Gjatë gjithë ndeshjes te Luzerni luajti Ardon Jashari, ndërsa Ismajl Beka u inkuadrua në minutën e 68-të, derisa Lorik Emini në minutën e 84-t.

Artikuj të ngjashëm