Mesfushori Toni Kroos mund të jetë përforcimi i madh i Juventusit për sezonin e ardhshëm. “Tuttosport” ka bërë të ditur të dielën se drejtuesit e Juventusit tashmë kanë nisur kontaktet me agjentin e mesfushorit gjerman, të cilin po synojnë ta transferojnë në fund të këtij sezoni.
Kroos në verë do të jetë lojtar i lirë, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Real Madridin.
Te Juventusi po bëjnë gati ofertën për ta bindur 32-vjeçarin që pas këtij sezoni, karrierën ta vazhdojë në Serie A. Kroos ka një gol e katër asistime këtë edicion në të gjitha garat për Realin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2014 nga Bayern Munichu.