Sport

Juventusi sfidon Romën për Hysajn

Foto: Reuters

Kampioni i Italisë, Juventusi, papritur është futur në garë për mbrojtësin e krahut të djathtë, Elseid Hysaj, që ishte pranë kalimit te Roma.

Mediumet italiane kanë raportuar të martën se Juventusi ka kontaktuar Napolin në lidhje me Hysajn, të cilin e sheh si pasardhës të Joao Cancelos, transmeton “Koha Ditore”. Portugezi pritet që gjatë kësaj jave të finalizojë kalimin te Manchester City për 50 milionë euro, prej të cilave 20 milionë Juventusi do t'i shfrytëzojë për blerjen e Hysajt.

Reprezentuesi i Shqipërisë do të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Carlo Ancelotti.

Te Juventusi, ai do të ribashkohej me Maurizio Sarrin, me të cilin ka punuar te Napoli dhe Empoli. Hysaj 25-vjeçar ka kontratë me Napolin deri në vitin 2021.