Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi reagon pas dënimit, paralajmëron ankesë

Skuadra e Juventusit ka reaguar nëpërmjet një komunikate pas dënimit që mori nga Gjykata Federale e Apelit për heqjen e dhjetë pikëve shkaku i skandalit i fitimeve kapitale.

Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, Juventusi ka thënë se fillimisht do ti lexojë arsyet e vendimit përpara se të bëjë një ankesë tjetër në Bordin e Garancive në Komitetin Olimpik të Italisë.

“Klubi i Futbollit Juventus merr parasysh atë që u vendos nga Gjykata e Apelit dhe rezervon të drejtën të lexojë arsyet për të vlerësuar një apelim të mundshëm në Bordin e Garancive në CONI. Ajo që u vërtetua nga shkalla e pestë e gjykimit për këtë çështje, e cila filloi më shumë se një vit më parë, ngjall hidhërim të madh në klub dhe në miliona tifozë të tij, të cilët, në mungesë të rregullave të qarta, e gjejnë veten jashtëzakonisht të penalizuar”, ka shkruar Juventusi duke insistuar se nuk është shmangur asnjëherë gjatë procesit.

Artikuj të ngjashëm