Juventusi ka barazuar rezultatin në fund të pjesës së parë ndaj Paris Saint-Germainit. Në duelin e Grupit H që po luhet në Torino, rezultati i ndeshjes është 1:1 pas 45 minutave të para. Përkundër dominimit të Juventusit, ishte Parisi që kaloi në epërsi më anë të Kylian Mbappes në minutën e 13-të. Megjithatë, Juventusi barazoi me golin e shënuar në minutën e 39-të nga kapiteni Leonardo Bonucci. Juventusit i duhet fitorja në këtë përballje për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Evropës. Ndërkohë, në duelin tjetër të këtij grupi ndërmjet Maccabi Haifas dhe Benficas, rezultati pas pjesës së parë është i barabartë – 1:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
-
2 nëntor 2022 22:49
-
Shpërndaje në: