Skuadra e Juventusit po kërkon t’i sigurojë shërbimet e mbrojtësit të krahut, Stefan Posch, ka bërë të ditur “Tuttosport” të enjten. Mësohet se Juventusi po përgatit ofertën për 25-vjeçarin, i cili këtë sezon është huazuar te Bologna nga skuadra e Hoffenheimit.
Ai ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin e ardhshëm, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 10 milionë euro. Posch ka treguar këtë sezon paraqitje të mira dhe te Juventusi po shihet si zëvendësim i duhur për Juan Cuadradon, të cilit i skadon kontrata këtë verë.
Ai mund të luajë edhe në qendër të mbrojtjes, ndërsa këtë sezon në Serie A ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 2 asistime në 24 paraqitje. Posch, gjithashtu ka edhe 22 ndeshje të luajtura dhe një gol të shënuar për Përfaqësuesen e Austrisë.