Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi pas Hernandezit

Kampioni i Italisë, Juventusi ka shprehur interesim për mbrojtësin e Real Madridit, Theo Hernandez ka njoftuar të enjten "Diario AS".

Hernandez 21-vjeçar, te Juventusi shihet si përforcim i duhur për krahun e majtë të mbrojtjes dhe zëvendësim për brazilianin Alex Sandro që pritet të largohet nga ekipi italian gjatë kësaj vere.

Juventusi është i gatshëm që për transferimin e Hernandezit të paguajë 30 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Hernandez ka kontratë me Realin deri në vitin 2023 kurse edicionin e shkuar ka luajtur i huazuar te Real Sociedadi, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy herë në 28 paraqitje.

Hernandez te Reali është transferuar në vitin 2017 nga Atletico Madridi për 24 milionë euro kurse karrierë ka bërë edhe te Alavesi.