Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi ofron Dybalan për Icardin

Paulo Dybala

Paulo Dybala thuhet se ka vendosur të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. Sulmuesi argjentinas nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës dhe do të kërkojë skuadër të re gjatë verës.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se Dybala nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me klubin aktual, pasi nuk është i kënaqur me pagën e ofruar.

Dybala ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022.

Drejtuesit e klubit italian thuhet se i kanë ofruar shërbimet e Dybalas skuadrës së Paris Saint-Germainit për Mauro Icardin.

Edhe sulmuesi i PSG-së, Icardi, pritet të largohet nga francezët në fund të këtij edicioni.

Artikuj të ngjashëm