Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi ofron Canin për Meunierin

Skuadra e Juventusit i ka bërë ofertë PSG-s për shkëmbimin e lojtarëve në afatin kalimtar të janarit. E përditshmja “Tuttosport” ka shkruar të hënën se Juventusi ka ofruar kartonin e mesfushorit Emre Can në shkëmbim për mbrojtësin e krahut të djathtë, Thomas Meunier.

Can nuk bën pjesë në planet e Juventusit dhe për këtë arsye pritet të largohet nga ekipi në janar derisa Meunier në fund të këtij edicioni do të jetë futbollist i lirë, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës me PSG-n, transmeton “Koha Ditore”.

Meunier te Juventusi shihet si përforcim i duhur për krahun e djathtë, pasi reprezentuesi belg këtë edicion ka shtatë ndeshje dhe një gol.

Ndërkohë, Can ka vetëm dy ndeshje te Juventusi deri më tani dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2022. Can pëlqehet nga trajneri i PSG-s, Thomas Tuchel.

Artikuj të ngjashëm