Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Juventusi nuk është më i frikshëm”

Foto: Reuters

Mbrojtësi i Beneventos, Gaetano Letizia thotë se Juventusi nuk është më i frikshëm.

Letizia këtë edicion ka luajtur në nëntë ndeshje të Serie A derisa ndihmoi skuadrën e promovuar këtë edicion që të marrë një pikë në shtëpi ndaj kampionit, duke shënuar golin e tij të dytë këtë sezon, transmeton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

30 vjeçari thotë se Juventusi ka ndryshuar, derisa beson se tani secili ekip mund të garojë kundrejt “Zonjës së Vjetër”.

“Mendoj se ky Juventus nuk është më i frikshëm”, ka thënë Letizia për SportItalia. “Nuk është ekipi i njëjtë siç ishte tre apo katër vjet më parë. Kur përballeshit me ‘Bianconerët’ ishit të sigurt se do të humbni. Sot, nuk është më kështu”.

Sipas tij tani mund të luash për pikë, megjithëse Juve ka ende ekip të fortë.