Krerët e Juventusit kanë nisur kontaktet me Sassuolon për sulmuesin Giacomo Raspadori, ka njoftuar “Gazzetta dello Sport”.
Juventusi po e synon transferimin e Raspadorit në afatin kalimtar të verës. 22-vjeçari po shihet si përforcim i duhur dhe zëvendësim për Paulo Dybalan, i cili do të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë.
Raspadori ka kontratë me Sassuolon deri në verën e vitit 2024, ndërsa me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2018. Këtë edicion, reprezentuesi i Italisë ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë pesë asistime në 29 ndeshje në Serie A.