Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi në garë për Davidin

Jonathan David

Skuadra e Juventusit është futur në garë për sulmuesin kanadez Jonathan David, ka raportuar “Tuttosport” të hënën.

Mësohet se Juventusi tashmë ka kontaktuar Lillen në lidhje me transferimin e Davidit, i cili tashmë është nxjerr në shitje.

23-vjeçari ka kërkuar largimin nga Lille dhe ekipi francez po kërkon të paktën 50 milionë euro për kartonin e tij.

Te Juventusi, David po shihet si zëvendësim ideal për sulmuesin Dushan Vlahoviq, i cili do të largohet këtë verë nga Torino.

David po kërkohet edhe nga Napoli e nga disa skuadra në Angli, por Juventusi po insiston në shërbimet e tij. Ai ka kontratë me Lillen deri në vitin 2025, ndërsa edicionin e fundit shënoi 26 gola në të gjitha garat.