Juventusi e pret Fiorentinën në një prej ndeshjeve me rivalitetin më të madh e më të zjarrtë në Serie A.
Ndeshja që do të luhet të dielën në orën 18:00 në “Allianz Stadium” i takon xhiros së 22-të të elitës italiane të futbollit.
Juventusi aktualisht ka 26 pikë nga 21 ndeshje të luajtura. Ishte në garë për titull, por u dënua me heqjen e 15 pikëve. Tani është 13 pikë larg zonës që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe mban pozitën e dhjetë.
Fiorentina pozicionohet në vendin e 13-të me 24 pikë.
Lideri, Napoli, do të luajë kundër Cremoneses të dielën.
Edhe
Interi pranë titullit, lufta për pozitat e tjera
Napolitanët me Amir Rrahmanin në qendër të mbrojtjes do ta kenë mundësinë e revanshit ndaj skuadrës që e eliminoi nga Kupa e Italisë.
Napoli është lider në Serie A me 56 pikë, 13 më shumë se Interi i vendit të dytë.
Napoli – Cremonese zhvillohet nga ora 20:45.
Ndërkohë Interi ka kthyer formën e mirë. Fitoi në derbin e vikendit të kaluar kundër Milanit dhe është favorit për të triumfuar edhe kundër Sampdorias.
Ndeshja Sampdoria – Inter e mbyll këtë fundjavë të futbollit të Italisë.
Zhvillohet të dielën në ora 20:45.
Edhe
Interi synon këndelljen pas disfatës në derbi
Edhe Sampdoria është përballur me probleme jashtë fushës. Ka kohë deri më 16 shkurt për të bërë pagesat e tre muajve të fundit të vitit 2022. Në të kundërtën rrezikon me heqjen e pikëve që do t’ia vështirësonin punën edhe më shumë për mbetje në elitë.
Sampdoria ka 10 pikë nga 21 ndeshje dhe zë pozitën e parafundit.