Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi mposht Fiorentinën

Juventusi ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Fiorentina në kuadër të Serie A.

Bianconerët shënuan fitore prej 0-3, me golin e parë që e shënoi Bentancur në minutën e 31 pas asistimit nga Dybala, transmeton Koha.net.

Dy golat e tjerë, në pjesën e dytë, i shënuan Chiellini e Ronaldo.

Në krye të tabelës Juventusi tani ka 40 pikë, 11 më tepër se ndjekësi i parë Napoli. Kurse Fiorentina në vendin e 10 ka 18 pikë.