Kampioni italian, Juventus dëshiron ta përforcojë repartin e mesfushës në këtë afat kalimtar.
Sipas Tuttospot “Zonja e Vjetër” këtë kërkon ta bëjë me mesfushorin e Barcelonës, Andre Gomes, transmeton Koha.net.
Bianconerët kërkojnë që ta transferojnë Gomesin në formë huazimi për një sezon.
Juve gjithashtu ka shprehur interesim për mesfushorin e Romës, Kevin Strootman e atë të Interit, Marcelo Brozoviq.