Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi harron humbjen nga Atletico, i pandalshëm në ligë

Foto: Reuters

Juventusi ka mposhtur Bolognan në xhiron e 25-të të Serisë A për të vazhduar me formën e lartë në Itali e për të harruar humbjen në mesjavë nga Atletico Madridi në Ligën e Kampionëve.

Paulo Dybala shënoi golin e vetëm për “Zonjën e Vjetër” në minutën e 67-të, për fitoren 0 me 1.

Juventusi tani ka 69 pikë në krye të tabelës, 16 më shumë se ndjekësi i parë Napoli.