Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi fiton me vështirësi ndaj Sportingut portugez

Me një gol të shënuar në pjesën e dytë nga një mbrojtës, Juventusi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Sportingut të Portugalisë.

Në pjesën e parë të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre për të shënuar, por gola nuk pati.

Shikuesit e mbledhur në stadiumin “Allianz Stadium” u desh ta prisnin minutën e 73-të për ta parë golin e parë në ndeshje.

Mbrojtësi Federico Gatti ishte në vendin dhe kohën e duhur për ta shtyrë topin në rrjetë nga afërsia.

Ndeshja kthyese zhvillohet javën tjetër në Portugali.

Edhe Dy gola të shpejtë në duelin Sporting – Juventus Sport Dy gola të shpejtë në duelin Sporting – Juventus

Ndeshja tjetër çerekfinale e zhvilluar në Gjermani mes Leverkusenit dhe Royale Unionit u mbyll baras, 1:1.

Victor Boniface në minutën e 51-të shënoi për mysafirët, kurse rezultati përfundimtar u vendos në minutën e 83-të nga Florian Wirtz.