Lëndimet e Mario Manxhukiqit dhe Andrea Barzaglit nënkuptojnë se Juventusi është në rrezik që të ketë tetë mungesa në formacion për ndeshjen ndaj Lazios.
Massimiliano Allegri tashmë e dinte se do të kishte mungesa të rëndësishme për derbin e xhiros së tetë të Series A, por këto dy lëndime të reja ia kanë vështirësuar edhe më shumë situatën, transmeton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Gazzetta dello Sport, sulmuesi kroat dhe mbrojtësi italian nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen në ‘Juventus Stadium’.
Ata i bashkohen një liste të gjatë të lëndimeve te ‘Zonja e Vjetër’, me Claudio Marchision, Sami Khediran, Miralem Pjanicin, Benedikt Howedesin, Mattia De Sciglion dhe Marko Pjacan, të gjithë të lënduar.