Ndonëse me afatin kalimtar të janarit në prag, Juventusi duket se po punon tashmë për atë të verës, ku janë duke planifikuar disa afrime në reparte të ndryshme.
Bardhezinjtë kanë si synim përforcimet në mesin e fushës, repart ku kanë më shumë probleme, duke parë dëmtimet e shpeshta të Marchisios dhe Khediras, ndërsa Pjaniq është i vetmi titullar i padiskutueshëm.
Kështu mediet italiane raportojnë se Juventusi ka mbyllur tashmë marrëveshjen për transferimin mesfushorit të Liverpoolit, Emre Can, ndërsa po punojnë për të marrë edhe brazilianin e Monacos, Fabinho, transmeton Supersport.
Gjermani i ‘Të Kuqve’ është në skadencë kontrate dhe duket se ka zgjedhur pikërisht bardhezinjtë për të vijuar karrierën, ndërsa sa i përket Fabinhos, duhet thënë se braziliani ka shumë oferta nga Premier League dhe beteja për transferimin e tij do të jetë shumë më e vështirë dhe e kushtueshme.