Juventusi ka fituar 3 me 1 ndaj Udineses në xhiron e 16-të të Serisë A për të marrë kryesimin në tabelë, me një ndeshje më shumë se rivali më i afërt, Interi.
Cristiano Ronaldo shkëlqeu me dy gola e një tjetër e shënoi Leonardo Bonucci. Te mysafirët Pussetto shënoi në fund të ndeshjes.
“Zonja e Vjetër” ka 39 pikë në pozitën e parë, një më shumë se Interi që sonte luan ndeshjen me Fiorentinën.
