Juventusi ka mposhtur Genoan 4 me 0 në xhiron e 33-të në Serie A për të përforcuar kreun.
Një autogol i Munozit hapi serinë e golave për Juven. Paulo Dybala dhe Mario Manxhukiq shënuan dy golat tjerë në pjesën e parë, ndërsa Leonardo Bonucci shënoi në pjesën e dytë.
Juve tani ka 83 pikë në tabelë, 11 më shumë se Napoli që është i dyti në tabelë.