Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juve e City pas Iscos

Juventusi dhe Manchester City kanë hyrë në garë për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Iscos, transmeton KTV.

Mesfushori ka luajtur vetëm 78 minuta në pesë ndeshjet e fundit nën drejtimin e trajnerit Santiago Solari dhe dëshiron të largohet nga “Mbretërit” në fund të sezonit.

Sipas mediave spanjolle, Juventusi dhe Manchester City, janë duke e monitoruar situatën e spanjollit.

26-vjeçari ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2022.