Juventusi ka “shkatërruar” Sassuolon duke e mposhtur 7 me 0 në xhiron e 23-të të Serisë A.
Alex Sandro nisi serinë e golave, për ta vazhduar me dy të tjerë Sami Khedira. Miralem Pjaniq shënoi për 4 me 0 në fund të pjesës së parë. Gonzalo Higuain realizoi tre gola në pjesën e dytë për fitoren e radhës të Juventusit.
Në takimin tjetër të kësaj xhiroje, Milani ka barazuar 1 me 1 me Udinesen.
Suso realizoi supergol për Milanin teksa një gabim i Gianluigi Donnarummas i kushtoi Milanit në minutën e 76-të, duke barazuar rezultatin në 1 me 1.
Në tabelë, Juventusi prin me 59 pikë, dy më shumë se Napoli, ndërsa Milani bie në pozitën e tetë me 35 pikë të tubuara.