Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi janë ende duke bërë përpjekje për ta jetësuar Superligën, njofton gazeta gjermane “Der Spiegel”.
Sipas gazetës gjermane, të tria klubet po punojnë për të ndryshuar formantin e garës, përfshirë promovimin dhe rënien.
Dy gjiantët e La Liga dhe “Zonja e Vjetër” janë klubet e vetme që nuk janë tërhequr nga gara, që u nis nga 12 klube elitare në prill, por që dështoi brenda 48 orëve.
Sipas raportimit, ekzistojnë dy skenarë që klubet po i shqyrtojnë. Në skenarin e parë raportohet se do të ketë rënie të tre klubeve nga Superliga 1 në Superligën 2, me dy ekipe të promovuar nga Superlgia 2 dhe një “Ëild Card”.