Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jupa: Dëshmuam që Besa është skuadër evropiane

Te skuadra kosovare e hendbollit, Besa Famgas, kanë mbetur të dëshpëruar për humbjen nga skuadra rumune, Potaissa Turda.

Të dielën mbrëma në Turda të Rumanisë, Besa pësoi me rezultatin 29:26 dhe kështu u eliminua në raundin e tretë të Kupës Evropiane. Në Pejë, një javë më parë, Besa kishte fituar me shifrat 30:28.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dhamë maksimumin, luftuam për çdo top, por mungoj koncentrimi në çastet vendimtare. Jemi të dëshpëruar sepse meritonim më shumë. Gjithsesi dëshmuam që kemi skuadër kompetitive për Evropë”, ka thënë pivoti Kastriot Jupa, që shënoi tri gola nga tri tentime.

Potaissa Turda është prej skuadrave të mëdha rumune. E ka fituar nivelin e tretë evropian në vitin 2018. Kupën Sfiduese, të cilën e fitoi Turda, ndërkohë e zëvendësoi Kupa Evropiane. Besa në raundin e dytë e eliminoi Borcin e Banjallukës.