Përfaqësuesja U-20 e Kosovës (meshkujt), ka fituar edhe ndeshjen e dytë të garës IHF Trophy për Evropë, që nisi të martën në Prishtinë dhe do të përfundojë të dielën.
Pas fitores së arritur të martën ndaj Britanisë së Madhe, të mërkurën Kosova mposhti Irlandën me rezultatin 35:22. Kosova U-20 synon të fitojë garën IHF Trophy për Evropë.
Nëse ia del, do të sigurojë të drejtën e paraqitjes në IHF Trophy Interkontinental, e nëse e fiton edhe atë nivel, atëherë kualifikohet për botërorin e juniorëve të vitit të ardhshëm.
Fitore, në të njëjtën garë, po në Prishtinë, të mërkurën shënoi edhe ekipi U-18 i Kosovës. Mposhti Moldavinë 32:22. Të martën 18-vjeçarët mposhtën Britaninë e Madhe.