Anthony Joshua është rikonfirmuar kampion i botës në peshat e rënda në boks.
Britaniku e mposhti boksierin nga Kameruni, Carlos Takam në një meç të zjarrtë në Cardiff, transmeton Koha.net.
Joshua fitoi në raundin e dhjetë, me ndërprerje të gjyqtarit kryesor. Britaniku paraprakisht bëri disa goditje të fuqishme ndaj Takamit në këtë raund.
Joshua mbrojti titujt IBF, WBA dhe IBO.
Artikuj të ngjashëm