Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Joshua pranon kushtet për të boksuar ndaj Furyt në dhjetor

Ekipi i boksierit Anthony Joshua ka kon firmuar se kanë pranuar kushtet e vendosura nga ekipi i Tyson Furyt në prag të meçit të paraparë të mbahet më 3 dhjetor, përcjellë “Sky Sports” të martën.

Po ashtu, edhe promotori i Furyt, Frank Warren ka bërë të ditur se marrëveshja tashmë është arritur dhe kontrata mes palëve do të firmoset së shpejti. Fury kohët e fundit sfidoi Joshuan në një përballje të shumëpritur gjithë-britanike duke i bërë një ofertë të majme.

Joshua më 25 shtator u mposht nga Oleksandr Usyku në Londër, ndërsa Fury meçin e fundit e pati në muajin prill të këtij viti kur nokautoi Dillian Whyten.

Fury fillimisht kërkoi që meçi me Joshuan të mbahet më 26 nëntor në stadiumin “Wembley”, por është caktuar se data e mundshme e kësaj përballjeje që do të mbahet në “Principality Stadium” të Cardiffit që ka një kapacitet prej 74 mijë ulëseve, të jetë 3 dhjetori.