Anthony Joshua ka mbrojtur titullin e botës në boks në kategorinë e rëndë, duke e mposhtur sonte kamerunasin, Carlos Takam.
Gjyqtari i ndeshjes ndërpreu takimin në raundin e dhjetë, pasi Takam kishte pranuar disa goditje të papërballueshme nga Joshua, transmeton Koha.net.
Joshua ka shprehur respektin më të lartë për Takam, ndërsa ka thënë se nuk ka asnjë kontroll mbi vendimin e gjyqtarëve.
“Ishte një luftë e mirë deri në momentin kur gjyqtari e ndali atë. Kam respektin më të madh për Takamin. Nuk kam ndonjë interesim se çfarë ndodh me gjyqtarët. Puna ime është kundërshtari. S’kam ndonjë kontroll mbi vendimin e gjyqtarëve”, është shprehur Joshua, raporton Sky Sports.
Artikuj të ngjashëm
-
Momenti vendimtar në raundin e dhjetë që i dha fitoren Joshuas
-
Joshua i jep respekt Usykut, fjalimin e mbyll me fjalën “bismilah”
-
Luan Krasniqi: Paraqitje e guximshme e Takamit, jo e mjaftueshme ndaj Joshuas
-
Takam kërkon rimeç, nuk pajtohet me vendimin e gjyqtarit
-
Joshua rikonfirmohet “mbret” i botës në boks