Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jose drejt Atleticos

Foto: Reuters

Sulmuesi brazilian Willian Jose pritet të largohet nga Real Sociedadi këtë muaj për t’iu bashkuar Atletico Madridit, ka raportuar “AS” të martën.

Atletico është i gatshëm të paguajë rreth 20 milionë euro për transferimin e 29-vjeçarit, që po kërkohet me ngulm nga trajneri Diego Simeone.

Jose tek Atletico shihet si zëvendësim për Diego Costan, i cili është larguar nga klubi.

Ai ka kontratë me Sociedadin deri në vitin 2024 kurse këtë edicion ka shënuar katër gola në 19 ndeshje në të gjitha garat.

Jose është pjesë e Sociedadit prej vitit 2016.