Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jorginho vlerëson personalitetin e Xhakës

Mesfushori i Italisë, Jorginho, ka vlerësuar lart personalitetin e Granit Xhakës. Ai në një intervistë për “Bein Sports” ka theksuar se ka lënë anash telashet që ka pasur me Xhakën në të kaluarën kur ai ishte pjesë e Chelseat.

Xhaka dhe Jorginho janë përshtatur mirë në mesfushën e Arsenalit.

“Jam i lumtur që e kam shok skuadre. Ne kishim disa zënka në fushë më parë, por jashtë fushës ai është një djalë shumë i mirë dhe ne kemi shumë për të qeshur tani. E pyeta se ku mund të shkoja për darkë, ai rezervoi dhe nuk më la të paguaja. I jam falënderues”, ka thënë Jorginho.

Mesfushori 31-vjeçar iu bashkua Arsenalit në momentet e fundit të afatit kalimtar të janarit. Me Arsenalin ka kontratë deri në verën e vitit 2024.