Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jorginho hapat e parë në futboll i mori nga e ëma

Për shumicën, plazhet me rërë dhe ujërat e kaltra të Imbitubas në jug të Brazilit ofrojnë një parajsë qetësie, por për mesfushorin e Chelseat ato janë rrënjët e edukimit të tij si futbollist.

Përforcimi i parë i trajnerit Maurizio Sarri te Chelsea mund të jetë zhvilluar si futbollist te skuadra e Napolit, por personi që ia mësoi gjërat elementare në këtë sport është ajo që e lindi, nëna.

"Nëna ime ka luajtur futboll, kështu që kam mësuar shumë prej saj", thotë Jorginho, i cili i kushtoi Chelseat 65 milionë euro. "Ajo ende luan futboll dhe këtë sport e njeh shumë mirë. Ajo më merrte mua dhe topin në plazh ku kalonim tërë pasditen duke stërvitur teknikën në rërë".

E ëma e Jorginhos, Maria Tereza Freitas ka dashur me çdo kusht që i biri i saj të bëhej futbollist profesionist. Për këtë arsye, ajo është kujdesur që Jorginho të jetë i përgatitur për çdo gjë në këtë sport. Ajo donte që ai të ishte një hap përpara kundërshtarit të tij në fushë.

"Jam rritur për t'u përballur me problemet", thotë Jorginho, i cili pranon se rruga deri në Premier League nuk ishte e lehtë për të.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Artikuj të ngjashëm