Jordi Alba ka thënë se me shumë dëshirë do ta mirëpriste Iscon te Barcelona nëse mesfushori vendos të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni.
24-vjeçari ka dështuar të gjejë një vend në formacionin bazë të Realit, duke realizuar vetëm 11 paraqitje nga minuta e parë. Ai paralajmëroi largimin nga Madridi ndërsa Alba ka thënë se do të donte ta shihte Iscon në Camp Nou.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Lojtarët e mirë janë gjithmonë të mirëpritur”, ka thënë Alba kur është pyetur për transferimin e mundshëm të Iscos. “Kam shumë kohë për Iscon. Ende e njoh nga koha kur luanim së bashku në Valencia dhe e di se ka shumë kualitete”.
“Koha do të tregojë se mund të ndodhë çdo gjë”, ka thënë veç të tjerash Alba.