Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jones, gjiganti amerikan i Kosovës

Qendra Shawn Jones pritet që këtë verë ta ketë më të zënë sesa të shkuarën, shkruan sot Koha Ditore.

Basketbollisti amerikan pas përfundimit të këtij edicioni do t'i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës në përgatitje për parakualifikimet e Kampionatit Botëror "Kina 2019".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Jones pritet të jetë pjesë e rëndësishme e Kosovës në këto parakualifikime, pasi kësaj here pritet edhe të luajë, jo vetëm të stërvitë. Jones (203 cm) do t'i mundësojë ekipit të Kosovës të ketë centimetrat e nevojshëm nën kosh.

Kosova në parakualifikime, që do të zhvillohen prej 2 deri më 9 gusht, do t'i luajë katër ndeshje: dy me Estoninë dhe dy me Maqedoninë. Dy ekipet e para në grup sigurojnë pjesëmarrjen në kualifikimet e botërorit që do të nisin vitin tjetër.

"Me padurim po e pres verën për t'iu bashkuar ekipit të Kosovës dhe për t'u përgatitur për ndeshjet e muajit gusht që janë shumë të rëndësishme", është shprehur Jones për gazetën....

(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.