Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Joe Hart konfirmon kalimin në West Ham

Një fotografi e Joe Hart me fanellë të West Hamit ka dalë nëpër rrjetet sociale gjë e cila i ka konfirmuar thashethemet e fundit të kalimit të tij në formë huazimi nga Man City në West Ham.

Fotografia shfaq Hartin në fushën e stërvitjeve Rush Green me një pjesëtarë të ‘Çekanëve’ me mbishkrimin “Joe Hart nënshkruan”, raportojnë mediat britanike.

Që nga e premtja e kaluar, marrëveshja për kalimin e tij në West Ham ka qenë e finalizuar, ndërsa zyrtarizimi i tij pritet të ndodh gjatë ditës së sotme, transmeton Koha.net.

Çështjet financiare dhe ato mjekësore kanë përfunduar në 24 orët e fundit.