Joao Felix edhe zyrtarisht ka kompletuar huazimin e tij te Chelsea nga Atletico Madridi.
Ylli portugez do të qëndrojë te Blutë deri në fund të këtij edicioni.
Skuadra angleze ka paguar 11 milionë euro për huazimin e tij. Chelsea do t’ia paguajë edhe pagën Felixit.
“Chelsea është një nga skuadrat më të mira në botë dhe shpresoj që do t’i ndihmoj të arrijnë objektivat. Pra, jam shumë, shumë i lumtur të jem këtu dhe mezi pres të luaj në Stamford Bridge”, ka thënë Felix.
Artikuj të ngjashëm