Bam Adebayo shënoi 24 pikë e 11 kërcime, ndërsa Jimmy Butler shpërtheu në pjesën e dytë. Për pak sa nuk arriti shifrat magjike “triple-double”. Sidoqoftë, Miami Heati në fund mposhti skuadrën Ne York Knicks 109:103 të dielën.
Butler e mbylli takimin me 17 pikë, 12 pas pushimit, derisa shtoi edhe 10 kërcime e nëntë asistime.
Kendrick Nunn dhe Tyler Herro shënuan nga 16 pikë secili në fitoren e Heatit, që triumfoi për herën e dytë rresht.
Te skuadra e Knicksit, që u mposht pas dy fitoreve të njëpasnjëshme, më i dalluari ishte Julios Randle me 26 pikë, 13 kërcime e shtatë asistime, por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen.
Të dyja ekipet do të takohen sërish të martën në Miami.