Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Jeta e jashtëzakonshme e Uli Hoenessit

Kur Uli Hoeness do të tërhiqet nga posti i presidentit te Bayern Muencheni, më 15 nëntor, do të jetë fundi i një epoke më se të shkëlqyer në "Allianz Arena".

Kohët po ndryshojnë te Bayerni, pasi Hoeness po largohet nga Bayerni pas 49 vjetësh, qëkur debutoi si 18-vjeçar në vitin 1970. Gjatë kësaj periudhe, Bayerni ka shijuar një epokë të jashtëzakonshme suksesi. Hoeness, i cili do të zëvendësohet në krye të klubit nga ish-shefi i "Adidasit", Herbert Hainer, ia ka kushtuar jetën gjigantit të Bundesligës dhe ka qenë forca kryesore lëvizëse prapa një periudhe të qëndrueshme të mbizotërimit, shkruan sot Koha Ditore.

Gjatë kohës së tij te Bayerni, ekipi ka fituar hiç më pak se 27 tituj të Bundesligës dhe pesë trofe evropianë. Hoeness, me një fjalë është legjendë në Bavari dhe sigurisht se do t'iu mungojë shumë të gjithë atyre të përfshirë në klub pas 15 nëntorit.

"Uli Hoeness ishte një goditje fati për Bayernin, jo vetëm si lojtar, por edhe si menaxher i përgjithshëm e president. Ai duhet falënderuar për atë se çfarë është klubi sot, një gjigant i madh", ka pranuar legjenda gjermane, Franz Beckenbauer.

Hoeness do të mbahet në mend si një njeri që i shërbeu me përkushtim Bayernit edhe pse rrugëtimi i tij kishte pengesa të mëdha. Hoeness si lojtar nuk pati fat, pasi karriera e tij u ndërpre në gjysmë. Shkaku i lëndimit të gjurit, Hoeness në moshën 27-vjeçare, u detyrua të tërhiqet nga futbolli aktiv. Mirëpo, menjëherë, në vitin 1979 mori rolin e menaxherit të përgjithshëm në klub.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)