Shpesh ndihej sikur tifozët e ekipit brazilian Flamengo kishin nevojë për ndërhyrje hyjnore për t'i kthyer ditët e lavdisë të viteve ‘80. Kështu tash është më se e përshtatshme që shpëtimtari i tyre është dikush që quhet Jesus.
Jorge Jesus nuk është as lojtar e as brazilian, por trajner portugez që ka pasur ndikim të madh te Flamengo, ekip të cilin e mori në qershor të këtij viti. Nën drejtimin e tij, skuadra nga Rio ka fluturuar në krye të klasifikimit dhe ka një seri prej 15 ndeshjeve pa humbje, shkruan sot Koha Ditore.
Prin me 61 pikë, tetë më shumë se përcjellësi më i afërt dhe është vetëm 90 minuta larg finales së Copa Libertadores, që është gara kryesore e klubeve në Amerikën e Jugut. Të mërkurën e ardhshme, ndeshja ndaj Gremios mund ta dërgojë Flamengon në finalen e Libertadoresit për herë të parë pas vitit 1981. Përballja e parë gjysmëfinale ka përfunduar 1:1 kurse e dyta do të luhet në stadiumin ikonik të Brazilit "Maracana".
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)